NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune:

 

              – Sekretare Gjyqësore

 

Kandidati duhet të plotesojë këto kushte:

–  Te ketë shtetësi Shqiptare

–  Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

–  Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse

–  Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

–  Të mos jetë e dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre

Penale

–  Të ketë përfunduar arsimin e lartë (Fakultetin e Drejtesisë).

–  Të ketë vendbanimin në territorin e Bashkisë Tiranë,

–  Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë brenda datës 12.10.2018 këto dokumente :

– Kërkesë me shkrim për t’u punësuar

– Diplomë dhe listë notash  të noterizuar

– Përshkrimin e edukimit dhe karrieres profesionale (CV)

– Dëshmi Penaliteti të lëshuar brenda 3 muajve

– Raport mjeksor për aftësi në pune

– Fotokopje e kartës së identitetit

– Librezë pune (nëse disponon)

– Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata që nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara dhe të dorëzohen ne zyren e protokollit te gjykates brenda dates 12.10.2018. Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentave kandidatët do të njoftohen për zhvillimin e intervistes.

Comments are closed.

© 2016 Created by Evolve Studio. Gjykata administraive e shkallës së parë