NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë shpall 1 (një) vend të lirë pune:

 

              – Sekretare Gjyqësore

 

Kandidati duhet të plotesojë këto kushte:

–  Te ketë shtetësi Shqiptare

–  Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

–  Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse

–  Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

–  Të mos jetë e dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre

Penale

–  Të ketë vendbanimin në territorin e Bashkisë Tiranë,

–  Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.

–  Të jenë diplomuar në drejtësi

– Të kenë përvojë prej të paktën një vit të njohur si praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje     tjetër profesionale që lidhet me gjykatën.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë brenda datës 24.05.2019 këto dokumente :

– Kërkesë me shkrim për t’u punësuar

– Diplomë dhe listë notash  të noterizuar

– Përshkrimin e edukimit dhe karrieres profesionale (CV)

– Dëshmi Penaliteti të lëshuar brenda 3 muajve

– Raport mjeksor për aftësi në pune

– Fotokopje e kartës së identitetit

– Librezë pune (nëse disponon)

– Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata që nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara dhe të dorëzohen ne zyren e protokollit te gjykates brenda dates 24.05.2019. Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentave kandidatët do të njoftohen për zhvillimin e intervistes.

Comments are closed.

© 2016 Created by Evolve Studio. Gjykata administraive e shkallës së parë